Postuar: Qershor 30, 2026 | 21:25
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, Norvegjia shkruan historinë me liderin Erling Haland
Norvegjia ka shkruar historinë në Kupën e Botës, duke fituar për herë të parë një ndeshje të fazës me eliminim direkt.

Më parë, norvegjezët ishin eliminuar në dy përballjet e vetme të kësaj faze, në vitet 1938 dhe 1998, të dyja ndaj Italisë. Protagonist absolut vazhdon të jetë Erling Haland, i cili ka shënuar në secilën nga 13 ndeshjet e fundit zyrtare me kombëtaren.
Sulmuesi norvegjez ka realizuar plot 25 gola gjatë kësaj serie mbresëlënëse. Kjo fitore historike dhe forma fantastike e Haland e bëjnë Norvegjinë një rivale serioze në vazhdim të turneut.
PANORAMASPORT.AL













