Plotësohet edhe çifti i Brazilit, ja si është situata për fazën tjetër të turneut pas kualifikimit të Norvegjisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 21:20

Plotësohet edhe çifti i Brazilit, ja si është situata për fazën tjetër të turneut pas kualifikimit të Norvegjisë

Norvegjia ia ka dalë të shkruajë emrin mes 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës, pasi mundi me shifrat 2-1 ekipin e Bregut të Fildishtë në ndeshjen e parë me eliminim direkt.

haland

Norvegjia ka siguruar kështu një përballje shumë të vështirë në turin tjetër, ku kundërshtar do të ketë Brazilin. Sfida do të luhet këtë të diel më 5 korrik në orën 22 dhe premton spektakël pasi “vikingët” po tregojnë se janë një ekip solid që mund të vërë në vështirësi këdo.

Ky është çifti i dytë i plotësuar për fazën tjetër të turneut, pas atij mes Kanadasë dhe Marokut. Ndërkohë, ditën e sotme mbetet për t’u plotësuar edhe emri i skuadrës që do të luajë përballë Paraguait, pas sfidës mes Francës dhe Suedisë.

Situata aktuale

04/07 Kanada – Marok ora 19:00

04/07 Paraguai – Francë ose Suedi ora 23:00

05/07 Brazil – Norvegji ora 22:00

PANORAMASPORT.AL