VOLEJBOLL FEMRA/ Tirana “blindon” kapitenen, Enkeleda Braho mbetet bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 17:19

VOLEJBOLL FEMRA/ Tirana “blindon” kapitenen, Enkeleda Braho mbetet bardheblu

Tirana e volejbollit të femrave ka një njoftuar një zyrtarizim shumë të rëndësishëm për sezonin 2026-2027. Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me kapitenen Enkeleda Braho, e cila do të vijojë kështu të mbrojë ngjyrat bardheblu.

sfdffdsfdssdfdsf

Braho, prej shumë vitesh është një prej volejbollisteve më të rëndësishme në Shqipëri, e cila zhvendos ekuilibrat në skuadrat ku ka milituar, duke i çuar ato drejt titullit. 34-vjecarja është pjesë e Tiranës që prej vitit 2023, ndërsa ishte vendimtare në fitimin e titullit kampion dy vite më parë, sukses që mungonte prej 12 vitesh në shtëpinë bardheblu.

Enkeleda Braho ka pasur gjithashtu eksperienca shumë të suksesshme edhe me Partizanin e Barletin. Me këtë rinovim, Tirana blindon kështu pikën kyçe të grupit, ndërsa nënkampionet e Shqipërisë pritet të realizojnë të tjera përforcime nga merkato.

PANORAMASPORT.AL