“Nejmarin do ta fusja në kohën shtesë, por më ndryshoi plani”/ Ançeloti pas kualifikimit të Brazilit: Nuk e humbëm durimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 13:43

“Nejmarin do ta fusja në kohën shtesë, por më ndryshoi plani”/ Ançeloti pas kualifikimit të Brazilit: Nuk e humbëm durimin

Brazilit i ka shijuar kualifikimi, por mbase më shumë nga të gjithëve i ka shijuar trajnerit të skuadrës seleçao, Karlo Ançeloti. Ka vuajtur gjatë 90 minutave, asnjë muskul nuk ka lëvizur në fytyrën e tij, me përjashtim të momenteve kur shikonte me video së bashku me stafin lojën e cila po shkonte drejt barazimit.

anceloti

Shpesh është ngritur dhe në këmbë për të dhënë orientime, por më në fund është qetësuar. Karlo Ançelotit i pëlqeu ajo që pa në kombëtaren braziliane. Edhe pse fitorja erdhi vetëm në minutën e fundit, me një gol të shënuar nga Martineli, trajneri vlerësoi skuadrën që mundi Japoninë 2-1, të hënën në Hjuston, për raundin e 16 të Kupës së Botës.

“Skuadra nuk e ka humbur durimin. Unë mendoj se skuadra ishte e mirë, edhe në pjesën e parë. Ne përdorëm pak më shumë krosime në pjesën e dytë, dhe në fund funksionoi”, tha trajneri, në një intervistë në dalje të fushës në NGR Stadium.

Japonia mori epërsinë në pjesën e parë, por Brazili kërkoi rikthimin dhe ja arriti me gola nga Kasemiro dhe Martineli. Sulmuesi i Arsenalit, doli nga stoli për të konfirmuar klasifikimin, diçka që nuk ndodhi me Nejmar. Pavarësisht se u kërkua nga tifozët nga 20 minutat e fundit, sulmuesi u ngroh vetëm në buzë të fushës dhe nuk hyri. Sipas Ançelotit, pjesëmarrja e tij varej nga ecuria e ndeshjes.

“Unë po prisja Nejmar në kohën shtesë. I thashë se, nëse nuk do të kishim barazuar ndeshjen, ai do të kishte ardhur në minutën e 60-të ose të 65-të. Arritëm të barazojmë lojën dhe nuk doja të ndryshoja strukturën sepse skuadra kishte kontrollin e lojës”, shpjegoi italiani.

Shqetësimi tani është me duelin e raundit të 16, në të cilin Brazili do të presë fituesin e Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, të cilët përballen me njëri-tjetrin në Dallas. Për këtë ndeshje, Ançeloti është në pritje të rikuperimit të dy titullarëve që u larguan me probleme fizike, Lukas Paketa, i zëvendësuar në fillimin e pjesës së dytë dhe Kasemiro, i cili u largua në momentet e fundit të ndeshjes.

“Duhet të shohim si do të paraqiten, ishte një ndeshje shumë kërkuese. Japonia nuk është një kundërshtar i lehtë, është një ekip i mirëorganizuar, shumë intensiv. Ne e merituam fitoren dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë trajneri italian i Brazilit.

DRITAN LUNDRA-PANORAMASPORT.AL