Pasardhës i Nagelsmanit te Gjermania? Klop: Nuk është momenti i duhur, janë shkatërruar ëndrra të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 10:27

Pasardhës i Nagelsmanit te Gjermania? Klop: Nuk është momenti i duhur, janë shkatërruar ëndrra të mëdha

Pjesa më e madhe e tifozëve mendojnë se Julian Nagelsman duhet të japë dorëheqjen nga Gjermania dhe pasardhës i tij duhet të jetë Jyrgen Klop. Ky i fundit është pyetur pikërisht nëse do ta marrë në konsideratë, por është përgjigjur se nuk është momenti i duhur që kjo të ndodh.klop

Kerner: “Çfarë duhet të ndodhë që të merrni në konsideratë punën e trajnerit të kombëtares?”

Klop: “Nuk e kam menduar ende këtë. Shpesh kam qenë në atë situatë vetë si trajner, ku një ëndërr e madhe është shkatërruar. E kuptoj që kur njerëzit flasin për trajnerin e kombëtares, përmendet emri im. Por nuk është momenti i duhur për të folur për këtë, veçanërisht jo me mua.”

Klop fillimisht e anashkaloi pyetjen, duke thënë: “Kam një punë që më pëlqen shumë. Dhe për aq sa di unë, nuk është një punë me kohë të pjesshme. Fakti është se Gjermania u eliminua dhe ky nuk është momenti që unë të mendoj për të ardhmen e Jyrgen Klopit”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL