Postuar: Qershor 30, 2026 | 9:04
Eliminim që dhemb, Holanda vendos rekordin negativ historik në Botëror
Holanda u eliminua nga Maroku me penallti pasi këta të fundit u treguan më te saktë nga 11-metrat.
Ndërkohë “tulipanët” vendosin një rekord historik duke u bërë kombëtarja me më shumë edicione të Kupës së Botës të eliminuara pa humbur asnjë ndeshje në kohën e rregullt ose kohën shtesë.
Për herë të parë ndodhi në 2014, më pas u përsërit në Botërorin e Katarit dhe tashmë, pasi në fazën e grupeve skuadra e Kuman barazoi me Japoninë dhe fitoi kundër Suedisë dhe Tunizisë.
Ndërsa Brazili, Anglia, Italia dhe Spanja janë eliminuar dy herë nga një Kupë Bote duke mos humbur asnjë ndeshje në kohën e rregullt ose kohën shtesë, por vetëm me penallti.
PANORAMASPORT.AL













