Çfarë po ndodh me Rodrin? Mesfushori i Spanjës rrezikon sërish operacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2026 | 0:39

Çfarë po ndodh me Rodrin? Mesfushori i Spanjës rrezikon sërish operacionin

Mesfushori spanjoll Rodri po përballet me një dëmtim misterioz, i cili sipas gazetarit të “Daily Mail”, Xhek Gaughan, kërkon ndërhyrje kirurgjikale.

rodri

Edhe pse Mançester Siti, nuk ka bërë ende një konfirmim zyrtar, operacioni pritet të kryhet pas përfundimit të Spanjës në Botëror.

Kjo do të thotë se fituesi i “Topit të Artë” mund të humbasë javët e para të sezonit të ri. Mungesa e Rodrit do të ishte një goditje e madhe për skuadrën e Pep Guardiolës, duke pasur parasysh rolin e tij kyç në mesfushë. Stafi mjekësor do të monitorojë gjendjen e lojtarit deri në përfundimin e Botërorit.

PANORAMASPORT.AL