E mbylli me klubin e Kategorisë së Parë, trajneri merr menjëherë ofertën surprizë
Alfred Deliallisi është zyrtarisht një trajner i lirë. Tekniku 33-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me Korabin, pasi palët nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës që përfundoi në fund të sezonit.

Ndarja u bë me mirëkuptim, ndërsa Deliallisi në krye të Korabit përmbushi objektivin e mbijetesës. Sa i përket të ardhmes raportohet se ka marrë menjëherë disa oferta, mes tyre edhe nga një klub i Kosovës, por ende nuk është vendosur për hapin e radhës.
Deliallisi më parë kishte punuar vetëm tek Erzeni. Aty ku drejtoi edhe në elitën e futbollit shqiptar. Sezoni 2022/23 ishte ndër më të mirët e viteve të fundit, duke qenë se Erzeni surprizoi rivalët pasi mbijetoi në Abissnet Superiore. Aktualisht Deliallisi është duke mbaruar edhe kursin për licencën “UEFA Pro” në FSHF.
PANORAMASPORT.AL













