Tirana, ja formacioni aktual me boshllëqe i ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 18:08

Tirana, ja formacioni aktual me boshllëqe i ekipit

Tirana do të nisë në datën 6 korrik punën, ndërsa trajneri Dean Klafuriç ende nuk ka 22 lojtarë stabël për të ndërtuar 11-shen më të mirë.TIRANAA

Në këtë moment që flasim, kroati ka vetëm 13 lojtarë, ku përfshihen edhe dy portierë e disa rezerva, që ende nuk plotësojnë një 11-she të plotë dhe solide. Me ardhjen e Kollej, Vitijas, Dacit dhe Krymit, që nuk janë prezantuar, si dhe Mustës, skuadra duket më e plotë. Gjithsesi, në shumë pozicione ka vend për zëvendësime apo afrime cilësore.

ROLET – Së pari duhet të gjendet zëvendësuesi i Redon Xhixhës dhe një tjetër sulmues si Daci. Në mesfushë, mund të duhet edhe një mesfushor, ndonëse Vogli mund të luajë një rol vendimtar këtë sezon. Edhe dyshja Dong-Vera kërkojnë një zëvendësues natyral, pasi në çdo moment skuadra mund të gjendet e zbuluar. Musta është gjithashtu, një futbollist “multi-rolësh”, pasi mund të luajë në çdo pozicion të mbrojtjes dhe anësor i majtë.

Në javët e fundit të Superiores, Tirana ka pasur një skuadër të përbërë nga 26 lojtarë, me një moshë mesatare prej 25.6 vjeç. Në ekip kanë qenë të aktivizuar 15 lojtarë të huaj ose me pasaportë të huaj, paçka kombësisë shqiptare, çka i ka dhënë skuadrës më shumë alternativa dhe larmi në lojë. Bardheblutë konsiderohen një skuadër multi-etnike.025

PANORAMASPORT.AL