E bujshme! Herri Kejn te Barcelona? Bajerni nuk po i zgjat kontratën, kampionët hidhen në sulm për anglezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 17:06

E bujshme! Herri Kejn te Barcelona? Bajerni nuk po i zgjat kontratën, kampionët hidhen në sulm për anglezin

 

Barcelona është ende në kërkim të një futbollisti ër të udhëhequr sulmin në sezonin 2026-27. Pas largimit të Robert Levandovsk-t, Hansi Flik dhe drejtori sportiv Deko po punojnë për të identifikuar kandidatin ideal për të mbushur qendrën e sulmit. Ferran Torres është një opsion i mundshëm, por aktualisht nuk konsiderohet si zgjedhja përfundimtare për atë rol.KEJNObjektivi kryesor i Blaugranëve mbetet Julian Alvarez. Megjithatë, negociatat me Atletiko Madrid duken jashtëzakonisht të komplikuara. Menaxhmenti i “Los Colchoneros” nuk ka ndërmend ta shesë atë, duke e detyruar Barçën të marrë në konsideratë opsione alternative.

Sipas Daily Mail, një nga opsionet çon te Herri Kejn. Sulmuesi anglez, një figurë kyçe në tre sezonet e fundit me Bajern Mynih, dukej i destinuar të qëndronte për një kohë të gjatë, por megjithatë, disa pengesa që lidhen me zgjatjen e kontratës së tij mund ta ndryshojnë situatën. Marrëveshja e Kejn me Bajernin skadon në vitin 2027 dhe sulmuesi thuhet se ka kërkuar një rinovim deri në vitin 2030, ndërsa klubi gjerman thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë atij vetëm dy vjet të tjera. Kjo është një marrëveshje që Barcelona po e monitoron nga afër.

Nga pikëpamja financiare, operacioni mbetet shumë kompleks, veçanërisht pasi anglezi u ble për rreth 100 milionë euro në vitin 2023 dhe fiton një pagë prej reth 25 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, katalanasit thuhet se tashmë kanë shprehur interesin e tyre te agjentët e lojtarit , duke i dhënë atij kohën e nevojshme për të vendosur për të ardhmen e tij pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

PANORAMASPORT.AL