Ernest Muçit i ngatërrojnë skuadrën, gazeta e njohur e Napolit e dërgon te rivalët: Basti i merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 12:49

Ernest Muçit i ngatërrojnë skuadrën, gazeta e njohur e Napolit e dërgon te rivalët: Basti i merkatos

Lajmi i bujshëm nga dje është interesimi i Napolit për Ernest Muçin. Madje u raportua se është dërguar një ofertë 16 milionë euro, si edhe opsioni i huazimit të një lojtari nga nënkampionët e Italisë.

muci

Rezulton se gazeta e njohur në qytetin e Napolit, “Il Mattino”, ka ngatërruar ekipin aktual të Muçit duke e dërguar te rivalët. Raportimi është sikur po negociohet me Beshiktashin, që ndërkohë interesohet tek italianët për Anguisën ndër të tjerë. Fakt është se kartoni i Muçit i përket Trabzonsporit.

Duhet theksuar po ashtu se lajmi për numrin 10  u përhap nga Turqia. Sa i përket “Il Mattinos”, shton se futbollisti shqiptar do të ishte bast për shkak se nuk ka provuar asnjë nga “Top 5” ligat e Europës.

Drejtori sportiv Xhovani Mana ndërkohë po shikon situatën. Kerim Alajbegoviç qëndron po ashtu si opsion te Napoli, teksa Leverkusen i zotëron kartonin.

Screenshot 2026-06-29 123945

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL