E rëndë! “Plas” në Botëror, trajneri largohet menjëherë pas akuzave për favorizim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 10:54

E rëndë! “Plas” në Botëror, trajneri largohet menjëherë pas akuzave për favorizim

Plas në Botëror me përfaqësuesen e Koresë së Jugut. Pas akuzave të presidentit Lee Jae Myung, trajneri Hong Myung-bo ka paraqitur dorëheqjen. Korea u eliminua si vend i tretë në Grupin A, ndërsa deri në fund shpresoi për një vend në fazën 1/16.

Screenshot 2026-06-29 104620

Eliminimi ka hapur një debat të fortë politik në Korenë e Jugut. Presidenti i vendit, Lee Jae Myung, ka kërkuar nisjen e një hetimi ndaj Federatës së Futbollit dhe ka sulmuar ashpër trajnerin e përfaqësueses.

Koreja e Jugut dështoi në Botërorin 2026, duke e mbyllur aventurën e saj në SHBA që në fazën e grupeve. Son Heung-min dhe shokët e tij u renditën të tretët në Grupin A, pas Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Tri pikët e marra në fitoren ndaj Republikës Çeke nuk mjaftuan për të siguruar kualifikimin në 1/16-at e finales si një nga vendet e treta më të mira. Eliminimi shkaktoi zemërimin e tifozëve dhe reagimin e menjëhershëm të institucioneve shtetërore.

KËRKOHET HETIM – Presidenti ka ngarkuar ministrin e Sportit të nisë një hetim mbi mënyrën se si është administruar Kombëtarja. Sipas kreut të shtetit, ekzistojnë dyshime për favorizime në emërimet dhe grumbullimet e futbollistëve.

Në shënjestër ka përfunduar edhe puna e trajnerit Hong Myung-bo, i emëruar në vitin 2024 pas shkarkimit të Jurgen Klinsman. Presidenti nuk i kurseu kritikat ndaj teknikut. “Kur logjika ‘ne kundër atyre’ vendoset mbi meritokracinë dhe një person i paaftë zgjidhet në krye, rezultati është i qartë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL