VIDEO/ E ardhmja e Shqipërisë? Sulmuesi i talentuar tund rrjetën e Gjermanisë në Europianin U-19
Olti Hyseni është numri 10 i Danimarkës që po luan në Europianin U-19. Dje ishte dhe ndeshja e parë në kuadër të Grupit A, që danezët e humbën me rezultatin 4-3 ndaj Gjermanisë U-19.

Hyseni gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 39-të, ndërsa ktheu në gol një penallti që e fitoi vetë duke rihapur ndeshjen(3-1). 18-vjeçari i krahut të majtë të sulmit ka akoma mundësinë që të zgjedhë Shqipërinë për të ardhmen. Kujtojmë se prindërit e tij janë nga Kosova.
Danezët ndërkohë janë pjesë e tetë skuadrave më të mira të Europës për këtë grupmoshë. Grumbullimi i Hysenit tregon edhe vlerësimin për të.
Sulmuesi i talentuar e ka treguar veten në elitën e futbollit danez. Aty ku luan për Sonderjysken.
Goli i Olti Hysenit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













