Kujdes nga dielli, sot mot i nxehtë me temperatura deri në 39 gradë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2026 | 8:34

Kujdes nga dielli, sot mot i nxehtë me temperatura deri në 39 gradë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

i nxehti

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve të mesditës deri pasdite do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare. Pas orëve të pasdites do të kemi mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

motimoti1