Njëlloj si në Botërorin që organizuan, një ekip akuzohet se pagoi mijëra tifozë për mbështetje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 19:24

Njëlloj si në Botërorin që organizuan, një ekip akuzohet se pagoi mijëra tifozë për mbështetje

Katari dyshohet se ka paguar mijëra persona për të mbështetur kombëtaren e tij gjatë Kupës së Botës 2026. Kjo është ajo që pretendon një investigim i publikuar nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, sipas së cilës emirati organizoi një fushatë të mirëfilltë për të siguruar një prani të madhe tifozësh në tribuna.

dsfdsdsffdsfdsfsdsfd

Sipas gazetës angleze, rreth 2.000 persona përfituan paketa plotësisht falas për ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Bosnjë-Hercegovinës, të fituar 3-1 nga evropianët, humbje që vulosi eliminimin e Katarit nga turneu. Paketa përfshinte akomodimin në hotel, biletat e ndeshjes dhe, kur ishte e nevojshme, edhe biletat e avionit, me një vlerë totale prej disa mijëra eurosh për person.

Përveç udhëtimit, pjesëmarrësit morën edhe një komplet tifozi me fanellën e kombëtares së Katarit, një shall, një flamur dhe një palë syze dielli. Gjithmonë sipas investigimit, disa prej tyre nuk kishin ndjekur kurrë më parë një ndeshje futbolli nga stadiumi. Operacioni thuhet se kishte nisur që në ndeshjet e para të turneut, kur rreth 1.000 persona u mobilizuan me të gjitha shpenzimet e mbuluara për të mbështetur përfaqësuesen e Katarit.

Për sfidën vendimtare ndaj Bosnjë-Hercegovinës, numri i tifozëve u dyfishua, duke arritur në rreth 2.000, mes të cilëve edhe mbështetës të ardhur nga Shtetet e Bashkuara dhe Meksika. Fillimisht, Federata e Futbollit e Katarit kishte menduar të ftonte tifozët më besnikë dhe studentët katarianë që jetonin në SHBA dhe Meksikë.

Më pas, projekti u zgjerua duke përfshirë një numër shumë më të madh personash. Një mobilizim masiv, i financuar me shuma të konsiderueshme parash, që megjithatë nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e kombëtares. Katari e mbylli aventurën e tij në Botërorin 2026 me eliminimin që në fazën e grupeve, pavarësisht mbështetjes së mijëra tifozëve që, sipas pretendimeve të “The Telegraph”, kishin përfituar nga incentivat e emiratit.

PANORAMASPORT.AL