ZYRTARE/ Flamurtari mendon për të ardhmen, “blindon” 4 talente
Flamurtari duket tepër aktiv në këtë merkato vere. Kuqezinjtë që do të drejtohen nga trajneri Oltjon Kërnaja, kanë zyrtarizuar së fundmi afrimin e katër talenteve nga Akademia, të cilët kanë firmosur kontrata 4-vjeçare, teksa shihen një garanci për të ardhmen.

Bëhet fjalë për portierin Fjoraldo Bejdollari, mbrojtësin, Hizdion Sulejmani, mesfushorin Bjori Doku dhe sulmuesin Gazmend Llajaja.
POSTIMI ZYRTAR I FLAMURTARIT:
Flamurtari zyrtarizon katër talente nga Akademia
Flamurtari F.C. vazhdon t’i japë rëndësi zhvillimit të talenteve të rinj, duke promovuar në ekipin e parë katër futbollistë të dalë nga Akademia kuqezi, të cilët kanë firmosur kontrata afatgjata me klubin.
Lojtarët e promovuar:
• Hizdion Sulejmani – Mbrojtës
• Gazmend Llajaj – Sulmues
• Bjori Doku – Mesfushor
• Fjoraldo Bejdollari – Portier
Të katër lojtarët kanë firmosur kontrata 4-vjeçare, duke konfirmuar besimin e klubit te potenciali i tyre dhe projekti afatgjatë me Akademinë e Flamurtarit.
Ky promovim është dëshmi e punës së vazhdueshme të Akademisë së Flamurtarit dhe e filozofisë së klubit për të ndërtuar të ardhmen mbi talentet vendase.
Klubi u uron mirëseardhje në ekipin e parë dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre me fanellën kuqezi!
PANORAMASPORT.AL













