Postuar: Qershor 28, 2026 | 11:21
E papritur, ish-futbollisti i Partizanit dhe Tiranës zyrtarizon largimin
David Domgjoni ka zyrtarizuar largimin nga Hapoel Jeruzalem. Vendim i papritur pasi kishte edhe një vit të mbetur kontratë.

29-vjeçari shkruan në rrjetet sociale: “Lashë gjithçka në fushë për këtë fanellë. Faleminderit Hapoel”.
Domgjoni e niste karrierën si profesionist te Tirana. Në Shqipëri ka luajtur po ashtu me Laçin e Kastriotin.
Eksperienca e fundit ndërkohë ishte te Partizani. Aty ku bashkëpunimi u mbyll në verën e kaluar.

PANORAMASPORT.AL













