VIDEO/ Kroacia ua merr dorën kombëtareve afrikane, mposht Ganën dhe e mbyll grupin në vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2026 | 0:45

VIDEO/ Kroacia ua merr dorën kombëtareve afrikane, mposht Ganën dhe e mbyll grupin në vendin e dytë

Kroacia siguroi kualifikimin në fazën e 1/16-ës së finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Ganën me rezultatin 2-1, duke e zgjatur serinë e saj pa humbje ndaj skuadrave afrikane në fazën finale të turneut në pesë ndeshje (4 fitore, 1 barazim).

kroaciaaa

Të dy kombëtaret u përballën në Filadelfia, duke e ditur se një barazim do t’u përshtatej të dyja skuadrave në këtë ndeshje të fundit të Grupit L.

Megjithatë, Kroacia rimori epërsinë e ngushtë kur Nikola Vlasiç shfrytëzoi një goditje nga këndi të Luka Modriç dhe shënoi me kokë, duke e dërguar topin poshtë në rrjetë. Kjo do të thoshte se Gana qëndroi në barazim vetëm për 10 minuta. Suçiç dhe Lukasen, shënuan në minutat 31 dhe 73.

Goli i Vlashiç në minutën e 83-të, rezultoi vendimtar duke i siguruar skuadrës së drejtuar nga Zlatko Daliç tre pikët dhe një përballje me skuadrën e vendit të dytë të Grupit K në Toronto të enjten në mbrëmje.

Ndërkohë, Gana kualifikohet si e treta e grupit dhe do të përballet me fituesin e Grupit K të premten në mbrëmje në Kansas Siti.

FT KROACI-GANË 2-1

Suçiç 31′, Vlashiç 83’/ Lukasen 73′

GOLI I VLASHIÇ: VIDEO 

GOLI I LUKASEN: VIDEO 

GOLI I SUÇIÇ: VIDEO 

WhatsApp Image 2026-06-28 at 01.02.00

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE” 

FORMACIONET ZYRTARE

KROACIAAAA

PANORAMASPORT.AL