Sfida e Dinamos dhe Strugës, mbyllet me pesë gola në Ohër
Dinamo ka mposhtur Strugën me rezultatin 3-2 në miqësore. Sfida në Ohër pa Farrukun dhe Vilën të gjenin rrugën e rrjetës, ndërsa edhe një autogol i Strugës ndihmoi për fitoren.

Ilir Daja shfrytëzoi edhe lojtarë nga akademia për këtë takim. Në fokus mbetet sfida e turit të parë të Ligës së Konferencës përballë Astanës.
NJOFTIMI I DINAMOS
Skuadra jonë luajti sot në Ohër miqësoren e dytë të përgatitjeve verore, ku fitoi 3-2 ndaj Strugës.
Golat për dinamovitët u shënuan nga Farruku dhe Vila, si dhe një autogol i kundërshtarit.
Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Dita, Aliji, Manjani, Lorran, Manellari, Qardaku, Xhejns, Vila, Farruku, Berisha.
U aktivizuan edhe Sali, Metaj, Qefalija, Përndreca, Ismaili, Koma, Kiri, Hoxha, Meta, Duka, Bleta dhe Xheleku.
Stafi teknik dhe futbollistët janë të impenjuar maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë për sfidat europiane ndaj Astanës.
PANORAMASPORT.AL













