Axhenda e Partizanit: Nuk i ndahet stërvitjes, trajneri i ri shfaqet para prezantimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 17:43

Axhenda e Partizanit: Nuk i ndahet stërvitjes, trajneri i ri shfaqet para prezantimit

Florin Bratu ndodhet akoma në Rumani. Trajneri i ri i Partizanit vazhdimisht poston në rrjetet sociale nga palestra, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe sot.

Screenshot 2026-06-27 174103

“Demat” pritet të grumbullohen sërish më 6 korrik. Sa i përket prezantimit të Bratu në ambientet e klubit do të vijë në javën e ardhshme. Normalisht përpara fillimit të fazës përgatitore.

Maqedonia e Veriut ndërkohë u zgjodh si destinacion për t’u zhvendosur. Partizani nuk ka patur një revolucion deri tani.

Largimet e zyrtarizuara janë të Vusal Isgandarli, Karlos Martinez, Amos Nondi dhe Altin Bytyçi. Sa i përket Rrok Tomës ndodhet në huazim te Vllaznia.

Screenshot 2026-06-27 173125

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL