E BUJSHME/ Elbasani zgjedh pasuesin e Janaçek, merr portierin që spikati në Superiore me rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 16:52

E BUJSHME/ Elbasani zgjedh pasuesin e Janaçek, merr portierin që spikati në Superiore me rivalët

Igor Aleksovski pritet të jetë portieri i ri i Elbasanit. “Infosportmk” raporton për këtë transferim të bujshëm të verdhebluve.

igor aleksovski

Portieri 31-vjeçar e mbylli me Flamurtarin pas rënies nga kategoria. Aleksovski ishte titullar i padiskutueshëm në Vlorë, dhe po ashtu një nga më të vlerësuarit.

Te Flamurtari pati 35 paraqitje në kampionat ku pësoi 43 gola, ndërsa e mbajti portën e paprekur shtatë herë. Në Elbasan do të zëvendësojë portierin Martin Janaçek.

Verdheblutë duket se mbylli një tjetër gropë. Përpara është ndeshja me Bate Borisov ku llogaritet vetëm kalimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL