E KRYER/ Surprizë e madhe, Qatip Osmani rikthehet si trajner në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 13:56

E KRYER/ Surprizë e madhe, Qatip Osmani rikthehet si trajner në Superiore

Laçi rikthehet në Superiore pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë duke u shpallur edhe kampion.

osmani

Pas largimit të trajneri Naxhi Shensoj, kurbinasit duket se kanë gjetur pasardhësin e tij.

Bëhet fjalë për një emër të njohur që ka drejtuar më parë në Superiore. Qatip Osmani, trajneri maqedonas i cili drejtoi Vllazninë në sezonin 2023/24 rikthehet në Shqipëri, por te një klub tjetër.

Së fundmi drejtoi Malishevën dhe tashmë është i lirë për të marrë drejtimin e Laçit.

PANORAMASPORT.AL