EKSKLUZIVE/ Elbasani dëshiron të rrëmbejë sulmuesin e Dinamos, i dërgon futbollistit ofertën konkrete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 10:45

EKSKLUZIVE/ Elbasani dëshiron të rrëmbejë sulmuesin e Dinamos, i dërgon futbollistit ofertën konkrete

Elbasani nuk e ka mbyllur ende merkaton e verës. Edhe pse deri më tani ka zyrtarizuar disa afrime të rëndësishme, drejtuesit verdheblu vijojnë punën për të kompletuar organikën e trajnerit Ivan Gvozdenoviç përpara sfidave në Ligës së Konferencës dhe nisjes së kampionatit të ri.

nani

Pas përforcimeve në sulm, mbrojtje dhe me kërkimet që vazhdojnë për një mesfushor qendre e një portier, në radarët e klubit ka përfunduar edhe një tjetër emër i njohur i Superiores.

Burime ekskluzive të “Panorama Sport” bëjnë me dije se Elbasani synon të afrojë në skuadër Tiago Nani. Sulmuesi i krahut i Dinamos po monitorohet prej disa ditësh nga drejtuesit verdheblu, të cilët kanë bërë edhe lëvizjen e parë konkrete. Sipas të njëjtave burime, klubi i ka dërguar futbollistit një ofertë dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.

SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

 

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL