Sot miqësorja e dytë, Dinamo sfidon Strugën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 9:39

Sot miqësorja e dytë, Dinamo sfidon Strugën

Dinamo do të luajë sot miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore në prag të sfidës europiane ndaj Astanës, duke vijuar ciklin e ndeshjeve testuese në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Konferencës.dinamoKryeqytetasit do të përballen me Struga në orën 17:30, në stadiumin “Biljanini Izvori”. Kjo sfidë vjen pas suksesit në miqësoren e parë, ku Dinamo mposhti Sileksin me rezultatin 2–1, duke marrë sinjale pozitive në aspektin e formës dhe konsolidimit të skuadrës. Takimi ndaj Strugës pritet të shërbejë si prova e fundit për trajnerin dhe stafin teknik, përpara përballjes zyrtare në Europë.

Pas përfundimit të këtij cikli miqësor, më 1 korrik skuadra do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet finale në shtëpi, me fokus të plotë te ndeshja e radhës në Ligën e Konferencës ndaj Astanës. Kjo periudhë përgatitore konsiderohet vendimtare për Dinamon, e cila kërkon të arrijë sa më shpejt formën për ndeshjen ndaj kazakëve.

PANORAMASPORT.AL