ZYRTARE/ Nga Gjermania te Franca dhe Argjentina, zbuloni rrugëtimin për fazën me eliminim direkt (ÇIFTET)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2026 | 8:34

ZYRTARE/ Nga Gjermania te Franca dhe Argjentina, zbuloni rrugëtimin për fazën me eliminim direkt (ÇIFTET)

Botërori vazhdon të njihet me çiftet që do të luajnë në fazën e 1/16. Tashmë bëhet fjalë për 9 çifte zyrtare, ndërsa kanë mbetur edhe 7 për t’u konfimuar në raundin e 32 ekipeve me eliminim direkt. Ndërkohë ka vend edhe për pesë skuadra për t’u kualifikuar, pasi 27 të tjera njihen.WhatsApp Image 2026-06-27 at 08.13.14

Përballja e Gjermanisë me Paraguajn është zyrtarizuar, pikërisht më 29 qershor ora 22:30. Ditën tjetër prej orës 23:00 do të luhet Francë-Suedi. Sa i përket Argjentinës mund të quhet me fat. Ekipi i Leo Mesit do të përballet me Kepin e Gjelbër, më 4 korrik ora 00:00.

Australia dhe Egjipti masin forcat më 3 korrik ora 20:00. Më parë ndërkohë diheshin Bregu i Fildishtë-Norvegji, Brazil-Japoni. Afrikë e Jugut-Kanada, Holandë-Marok dhe SHBA-Bosnjë Hercegovinë.

Meksika, Zvicra, Belgjika dhe Spanja janë njohur me pozicionin e tyre në fazën me eliminim direkt. Për t’u zyrtarizuar mbetet rivali. Ndërkohë të kualifikuara zyrtarisht janë edhe Anglia, Senegali, Kolumbia, Ekuadori dhe Gana. 

PANORAMASPORT.AL