ZYRTARE/ Fitoi 16 trofe, mesfushori 29-vjeçar largohet nga Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 20:42

ZYRTARE/ Fitoi 16 trofe, mesfushori 29-vjeçar largohet nga Reali

Mesfushori Dani Sebajos ka përfunduar aventurën si lojtar i Real Madridit. Klubi mbretëror ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje dypalëshe për të përfunduar bashkëpunimin.

dani sebajos

Sebajos u bashkua me ”Los Blancos” gjatë vitit 2017, dhe përgjatë nëntë viteve ka luajtur 215 ndeshje dhe ka fituar 16 tituj: 3 Kupa Europiane, 4 Kupa Bote për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 2 Liga Spanjolle, 1 Kupë të Mbretit dhe 3 Superkupa Spanjolle.

PANORAMASPORT.AL