Vendos UEFA: Festoi Partizani, ja pse dënimi i Skënderbeut përfundon në vitin 2028
UEFA ka dhënë informacion për dënimin e Skënderbeut. Bardhekuqtë u ndaluan të marrin pjesë në Europë për shkak të trukimeve, ndërsa deri tani është menduar se ky dënim mbaron në vitin 2027. Sipas UEFA-s, dënimi në fakt përfundon në vitin 2028.

Pikërisht nga sezoni 2028/29 korçarët mund të luajnë në Europë. Skënderbeu deri tani ka pasur pretendime që të llogaritet edhe sezoni 2016/17, kur u përjashtuan dhe Partizani festoi duke u bërë pjesë e kualifikueseve të Champions nga UEFA.
Diçka e tillë nuk duket se është marrë parasysh në vendim. Ndaj dhe dënimi fillon nga sezoni 2018/19.
Në asnjë moment UEFA nuk tregon se dënimi fillon të llogaritet që nga viti 2016. Vendimi është i formës së prerë dhe futet në fuqi menjëherë. Dhe kjo është ndoshta arsyeja përse cilësohet viti i fillimit. Kjo pasi viti 2016 nuk përmendet askund që përfshihet te dënimi.
LEXO EDHE:
E BUJSHME/ Tronditet Skënderbeu, zyrtarizohet nga UEFA që dënimi për trukime nuk i mbaron (FOTO)

PANORAMASPORT.AL













