Pjesë e transferimeve të papritura te Tirana, nuk ndodhte që prej vitit 2015 në Superiore
Ardit Krymi pritet të zyrtarizohet te Tirana siç “Panorama Sport” ka raportuar ekskluzivisht. Një lëvizje e cila ka befasuar tifozët e Vllaznisë, pikërisht pas largimit nga kuqeblutë.

Krymi nuk kishte veshur asnjë fanellë tjetër më parë në Shqipëri, përveç asaj të Vllaznisë. Tashmë do të luajë për rivalët e përjetshëm të kuqebluve.
Për herë të fundit që një lojtar kalonte nga Vllaznia te Tirana, ishte pikërisht me Alfred Mensah. Sulmuesi në fjalë u transferua në sezonin e fundit dhe rezultoi dështim. Lojtarë të tjerë po ashtu kanë kaluar nga Tirana te Vllaznia, si edhe anasjelltas.
Sa i përket kalimit të një lojtari shkodran direkt nga Vllaznia te Tirana, nuk ndodhte që nga viti 2015. Asokohe ishte Gilman Lika që krijoi pakënaqësi te tifozët e Vllaznisë, pasi la Shkodrën për t’u bërë bardheblu.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













