Brazili tërbohet për golin e anuluar të Vinicius, dërgon ankesë zyrtare në FIFA kundër arbitrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 13:12

Brazili tërbohet për golin e anuluar të Vinicius, dërgon ankesë zyrtare në FIFA kundër arbitrit

Federata Braziliane e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA në lidhje me golin e anuluar të Vinicius Zhunior gjatë fitores 3-0 ndaj Skocisë, xhiroja e fundit e fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

vini

Anësori i Real Madridit, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë, iu mohua një tregolësh në minutën e 22-të pasi mbrojtësi skocez Jack Hendry hezitoi në posedim thellë në gjysmën e tij ndërsa Vinicius u hodh, fitoi topin dhe vrapoi përpara se të përfundonte me qetësi duke kaluar portierin Angus Gunn.

Megjithatë, gjyqtari i ndeshjes, meksikani Cesar Arturo Ramos, e anuloi golin pas një rishikimi të sistemit VAR në fushë, duke gjetur një faull nga ylli i Los Blancos në momentin e ndërhyrjes. Ky vendim shkaktoi një reagim të menjëhershëm në fushë nga Vinicius, i cili iu drejtua gjyqtarit dhe thirri: “Ky është një turp”.

Në përgjigje të incidentit, CBF i dërgoi një protestë zyrtare organit drejtues të futbollit botëror në lidhje me arbitrimin e ndeshjes Skoci-Brazil, duke u përqendruar kryesisht në incidentin  e golit të anuluar. Dokumenti zyrtar, i nënshkruar nga presidenti i CBF-së, Samir Haoud, dhe i drejtuar drejtpërdrejt presidentit të FIFA-s, Xhiani Infantino, argumenton se VAR duhet të ndërhyjë vetëm në rastet e një gabimi të qartë dhe të dukshëm. Në të njëjtën deklaratë, Haoud kërkoi gjithashtu zyrtarisht që Ramos të mos emërohet më si arbitër për ndeshjet e ardhshme të Seleçaos.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ I anuloi golin, Vinicius nuk përmbahet dhe shpërthen ndaj arbitrit: Sa turp