EKSKLUZIVE/ E papritur! Ndizet merkato, Tirana tenton kapitenin e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 9:06

EKSKLUZIVE/ E papritur! Ndizet merkato, Tirana tenton kapitenin e Elbasanit

Tirana është gati për një tjetër goditje, pas katër afrimeve të fundit me Ardit Krymin në krye.musta

Bardheblutë synojnë që të afrojnë mbrojtësin e majtë, i cili mund të luajë edhe në qendër, por edhe si sulmues anësor. Burime pranë klubit elbasanas bëjë me dije se pas Europës mund të ketë një ndryshin dhe Musta të largohet nga verdheblutë. Paçka moshës, te Tirana janë të bindur që Emiliano mund të bëjë mirë.mus

SEZON SOLID – Mbrojtësi i majtë i AF Elbasanit, që mund të aktivizohet edhe në qendër, Emiliano Musta ka luajtur sezon shumë të ngarkuar dhe të qëndrueshëm, duke qenë një nga lojtarët më të përdorur në ekipin e tij. Musta ka regjistruar 40 takime në të gjitha kompeticionet dhe 3,405 minuta në fushë.

SUPERIORJA – Në kampionat, ka qenë në fushë në 33 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 8 asiste sidomos nga krosimet në krah. Në fazën finale të kampionatit, ai ka regjistruar 3 paraqitje, me 1 asist dhe 210 minuta lojë, duke kontribuar në ndeshjet vendimtare të sezonit.

KUPA E SHQIPËRISË – Në kupë, Musta ka luajtur 4 takime, ku ka shënuar 1 gol, duke shtuar edhe 3 asistime në këtë kompeticion. Në total ka grumbulluar 434 minuta, duke qenë sërish një element i rëndësishëm në rotacion.

AFRIMET – Bardheblutë kanë afruar, por pa i prezantuar katër lojtarë, qendërmbrojtësit Zhozef Kollej dhe Leonat Vitija, Ardit Krymin në mesfushë dhe Erdon Dacin si qendërsulmues. Gjithsesi, krahasuar me largimet, ende janë shumë pak. Skuadra duhet të përforcohet sa më shpejt. Drejtuesit bardheblu po punojnë që të balancojnë 11 largimet që kanë pasur gjatë këtyre javëve. Qendra e mbrojtjes është bërë nga e para, pasi të gjithë futbollistët e atij pozicioni janë larguar. Dy afrime janë pikërisht në këtë repart, si dhe në sulm. Në prapavijë Tirana po kërkon dy alternativa që të jenë si rezerva, ndërsa duhet të gjejë edhe dy zëvendësues të Verës dhe Ndongut. Mesfusha do emra të rinj dhe Ardit Krymi mund të jetë një shtyllë e mirë për ekipin. Sulmi gjithashtu, veç Dacit do të kenë edhe dy-tre “uinger”-a të rinj. Kujtojmë që te Tirana janë larguar disa lojtarë. Në total janë 11 futbollistë që kanë ndarë rrugët me 26 herë kampionët e Shqipërisë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL