Postuar: Qershor 26, 2026 | 8:38
VIDEO/ Holanda e mbyll në krye, i konfirmohet supersfida për Botërorin në orën e pazakontë
Holanda ka mposhtur Tunizinë me rezultatin 1-3. Ndeshja u zgjidh që në 7 minutat e para.

“Tulipanët” përfituan nga autogoli i Skhiri, ndërsa më pas ishte Brobej që dërgoi topin në rrjetë. Tunizia provoi të reagonte, pasi Masturi rihapi ndeshjen në minutat e para të pjesës së dytë.
Van Hek vulosi rezultatin përfundimtar, kur kronometrohej minuta e 62-të. Holanda e mbyll grupin si vend i parë, teksa Tunizia si vend i fundit u eliminua që në raundin e dytë.
Holanda do e luajë takimin e radhës me Marokun. Ky takim është rezervuar më 30 qershor, prej orës 03:00. “Tulipanët” do e provojnë për herë të parë këtë orar të pazakontë për Europën.
SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
PANORAMASPORT.AL













