VIDEO/ SHBA-së nuk i prish punë humbja me Turqinë, zyrtarizohet sfida me eliminim direkt për organizatorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 8:30

VIDEO/ SHBA-së nuk i prish punë humbja me Turqinë, zyrtarizohet sfida me eliminim direkt për organizatorët

Turqia e eliminuar, largohet me nder nga Botërori pas fitores 3-2 kundër SHBA-ve në Los Angeles, duke regjistruar kështu fitoren e tyre të parë në Kupën e Botës që nga viti 2002.

GYE

Sfida u zhbllokua nga organizatorët që në minutën e 3′ nga Trusty ndërsa Gyler riktheu baraspeshën në minutën e 10′. Përmbysja u realizua nga Jilmaz në të 31′ duke e mbyllur kështu pjesën e parë. Në të dytën, amerikanët barazuan shpejt shifrat me Berhalter ndërsa fitorja iu dhurua Turqisë në minutën e 98′ falë golit të Ayhan.

Turqia tani do të kthehet në shtëpi pasi përfundoi në fund të grupit ndërsa Shtetet e Bashkuara, të cilat siguruan vendin e parë do të përballen me Bosnjë-Hercegovinën në 1/16 e finales së garës më 2 korrik në orën 01:00 në Santa Klara.

SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

tu

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL