VIDEO/ FIFA po ndihmon me gjyqtarë ekipet e mëdha? Rrjeti vlon pas golit të shënuar nga Gjermania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 22:54

VIDEO/ FIFA po ndihmon me gjyqtarë ekipet e mëdha? Rrjeti vlon pas golit të shënuar nga Gjermania

Botërori 2026 ka filluar të dhurojë gjithnjë e më shumë tablo të ngjashme në ndeshjet e skuadrave të mëdha. Gjyqtarët duket se kanë një trajtim favorizues ndaj ekipeve të mëdha dhe në epokën e VAR-it, u falin edhe gabime të mëdha.

pavlovic

Kjo ka bërë që në rrjet të nisin diskutimet për një “ndihmë të organizuar” nga FIFA në mënyrë që skuadrat e mëdha të mos kenë vështirësi. Dhe kjo ide është përforcuar pasi Gjermania kaloi në avantazh përballë Ekuadorit.

Në momentin e golit të Sanë në startin e ndeshjes, u pa Pavloviç i cili çoi këmbën lart dhe goditi në fytyrë Vite të ekipit kundërshtar gjatë aksionit para se topi të shkonte të shoku i skuadrës i cili realizoi.

Por për çudinë e të gjithëve, gjyqtarja amerikane Tori Penso bëri shenjë nga qendra dhe as nuk shkoi të shihte pamjet me VAR-, duke acaruar jo pak skuadrën nga Amerika e Jugut.

SHIH  VIDEON 

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë shtuar zërat e tifozëve të pakënaqur që argumentojnë se ky Botëror nuk po luhet me armë të barabarta për të gjithë.

PANORAMASPORT.AL