Havertz zbulon taktikën: Mbrojtësit nuk duhet të dinë kurrë ku jam në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 19:39

Havertz zbulon taktikën: Mbrojtësit nuk duhet të dinë kurrë ku jam në fushë

Në vitin 2023, Julian Nagelsman e aktivizoi Kai Havertz si mbrojtës të majtë. Një situatë shumë “e pazakontë”, siç e pranoi vetë Havertz.

havertz

“Por nëse do të ma kërkonte përsëri, do ta bëja”, tha Havertz. Tashmë Havertz është një titullar i rregullt në repartin ofensiv. Ai përpiqet vazhdimisht të krijoj paqartësi te kundërshtarët me lëvizjet e tij. “Mbrojtësit nuk duhet të dinë kurrë se ku jam, ku po shkoj, çfarë po planifikoj apo ku do të jem në një moment të caktuar. Kjo është gjëja më e keqe për ta. Përpiqem të jem një fantazmë për mbrojtësit”, tha ai.

“Marr edhe ato trajektore lëvizjeje që ndonjëherë duken sikur nuk do të sjellin asgjë. Por unë krijoj hapësira për lojtarët që vijnë nga prapa.” Ai është i vetëdijshëm se stili i tij i lojës ndonjëherë perceptohet si tepër i qetë apo indiferent.

PANORAMASPORT.AL