Dukati shkarkon pilotin, zgjedh Pedro Akostën në Moto GP
Dukati ka zyrtari zuarnjë nga transferimet më të mëdha të viteve të fundit në MotoGP. Pedro Akosta do të jetë piloti i ri i ekipit zyrtar italian dhe do të ndajë garazhin me nëntë herë kampionin e botës, Mark Markez.

Piloti spanjoll nga Murcia konsiderohet një nga talentet më të mëdha të brezit të ri. Që nga debutimi në Moto3, ku fitoi titullin botëror në vitin 2021, Akosta ka treguar një progres të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampion edhe në Moto2 në vitin 2023.
Pas dy sezoneve të forta në MotoGP me KTM, Akosta kalon kështu te Dukati, skuadër që kërkon të ndërtojë të ardhmen me një dyshe të jashtëzakonshme. Akosta do të ketë përballë brenda të njëjtit ekip vetë Mark Markez, duke krijuar një nga rivalitetet më interesante në histori të këtij sporti. Drejtuesit e Dukatit e kanë vlerësuar shumë talentin dhe personalitetin e Akostës.
CEO Klaudio Domenikali dhe drejtori teknik Xhixhi Dal’Inja e shohin atë si një pilot të aftë për të udhëhequr të ardhmen e markës italiane. Akosta, i njohur si “Peshkaqeni i Mazarronit”, ka treguar që në debutimin e tij në MotoGP se nuk trembet nga emrat e mëdhenj. Me stilin agresiv dhe ambicien e tij, ai pritet të jetë një kandidat serioz për titullin botëror që në sezonet e ardhshme.
Transferimi i tij për dy vite te Dukati shënon fillimin e një kapitulli të ri. Ekipi italian synon të ruajë dominimin, ndërsa Akosta kërkon të dëshmojë se është pasardhësi i natyrshëm i kampionëve të mëdhenj të MotoGP. Ndërkohë, pas tetë sezonesh të suksesshme me dy tituj në klasin mbretëror, Dukati dhe Françesko Banjaja do të nisin rrugë të ndryshme në fund të kampionatit MotoGP 2026. Çmimi i Madh i Valencias do të jetë i fundit i Pekon me motorin e kuq. E ardhmja e tij do të jetë te ekipi i fabrikës Aprilia, aty ku do të formë një dyshe tepër interasante së bashku me Marko Bexekin.
ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL













