“Modriç” shqiptar rezultoi dështimi i sezonit, klubi zyrtarizon rikthimin me postim nga stërvitja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 13:36

“Modriç” shqiptar rezultoi dështimi i sezonit, klubi zyrtarizon rikthimin me postim nga stërvitja

Feta Fetai është rikthyer te Lokomotiva e Zagrebit. Eksperienca te Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe rezultoi dështimi më i madh.

Screenshot 2026-06-25 133533

21-vjeçari i Kombëtares U-21 u largua me kujtimin e 14 paraqitjeve. Në total luajti rreth 700 minuta.

“Guess who’s back”, shkruan klubi kroat në rrjetet sociale. Mesfushori ka kontratë që e lidh edhe për një vit me Lokomotivën.

Për shkak të ngjashmërisë fizike, Feta Fetai është cilësuar edhe si Modriç shqiptar më parë. Interesante është nëse nuk do të largohet nga klubi kroat.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL