Postuar: Qershor 25, 2026 | 17:26
E ardhmja mbetet në ajër, sulmuesi rikthehet në Tiranë dhe takohet me drejtorin e Partizanit
Jasir Asani është me pushime. Sulmuesi i Kombëtares postoi sot një foto ku tregon që ndodhet në Tiranë.

31-vjeçari dje u takua me Agim Ibraimin. Më pas postoi një foto në rrjetet sociale ku përshkrimi ishte: “Legjendat frymëzojnë, puna e tyre flet vetë”.
E ardhmja e Asanit mbetet në ajër. Kontrata e tij tek Esteghlal është e vlefshme edhe për një vit, ndërsa prej disa muajsh nuk luan për shkak të luftës në Iran.
Ofertat për të nuk kanë munguar. Vetë Asani zbulonte interesin nga Spanja.

PANORAMASPORT.AL













