Elbasani i shtrin dorën klubit shqiptar, konfirmohet huazimi i lojtarëve dhe hapja e kompleksit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 18:16

Elbasani i shtrin dorën klubit shqiptar, konfirmohet huazimi i lojtarëve dhe hapja e kompleksit

Sopoti ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se do të ketë bashkëpunim me Elbasanin. Kështu ekipi i Kategorisë së Parë do të huazojë lojtarë të verdhebluve, që në elitë nuk patën hapësira të shumta.

Screenshot 2026-06-25 174934

Po ashtu Elbasani do të ndajë ambientet ku stërvitet pikërisht me Sopotin. Bëhet fjalë për kompleksin “Shefqet Lamçja”.

Njoftimi i Sopotit: “Drejtuesit e ekipit tonë, së bashku me drejtuesit e ekipit të Elbasanit, kanë rënë dakord për bashkëpunimin mes dy ekipeve fqinje!

Ekipi ynë do të huazojë nga AF ELBASANI disa lojtarë të rëndësishëm, të cilët në ekipin e parë në Abissnet Superiore nuk kanë pasur hapësirat e duhura!

Drejtuesit e ekipit të Elbasanit janë treguar të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë ekipit tonë!

Ky bashkëpunim kaq i rëndësishëm tregon qartë se nuk do të jemi thjesht kalimtarë sezonin që vjen!

Një tjetër dakordësi është që ekipi ynë të zhvillojë stërvitjen në kompleksin “SHEFQET LAMÇJA”, aty ku dhe AF ELBASANI kryen stërvitjen!”

PANORAMASPORT.AL