ZYRTARE/ E konfirmon Dinamo Siti, vjen rinovimi i radhës me kontratë 2-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 20:31

ZYRTARE/ E konfirmon Dinamo Siti, vjen rinovimi i radhës me kontratë 2-vjeçare

Tomas Kiri është rinovimi i radhës te Dinamo Siti. Klubi kryeqytetas i ka besuar kontratë 2-vjeçare. Porta është siguruar, pasi më parë rinovonte edhe Aldo Teqja.

tomas kiri

Njoftimi i Dinamos: “FC Dinamo njofton se Tomas Kiri do të jetë pjesë e familjes sonë edhe për dy sezonet e ardhshme, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi dinamovit e shohin portierin 21-vjeçar si pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen.

Urojmë që së bashku të arrijmë objektivat për të fituar të tjerë trofe!

Vazhdojmë punën për fuqizimin e skuadrës para sfidave europiane dhe sezonit të ri…”

PANORAMASPORT.AL