Postuar: Qershor 26, 2026 | 16:28
Kampion me Vllazninë, ish-futbollisti çuditet me veprimin e fundit të kuqebluve: Futja dhe një valle
Saimir Patushi është një nga futbollistët që bënte pjesë me Vllazninë e vitit 2001. Kuqeblutë asokohe fitonin titullin e nëntë kampion, që ka mbetur edhe i fundit për shkodranët.

Vllaznia ndau sot një video ku tregonte afrimet e reja, që këndonin përpara grupit. Dhe Patushi nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim.
“Si erdhi koha te Vllaznia. Sportista me këngë, futja dhe një valle edhe jeni në rregull. Bir o bir, këngën e këndojnë të tjerët, ju shikoni tapetin jeshil”, shkruan ish-futbollisti i Vllaznisë.
Kuqeblutë kanë përpara ndeshjen me Malishevën. Kjo përballje është në kuadër të turit të parë të Ligës së Konferencës.

VIDEO/ Atmosferë pozitive dhe vetëm një “incident”, afrimet e Vllaznisë ia marrin këngës në Slloveni
PANORAMASPORT.AL













