Pritjes 20-vjeçare i erdhi fundi, kjo kombëtare e bën festë zyrtare pas kalimit në fazën tjetër të Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 13:40

Pritjes 20-vjeçare i erdhi fundi, kjo kombëtare e bën festë zyrtare pas kalimit në fazën tjetër të Botërorit

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, e shpalli ditën e sotme festë zyrtare në vend, pas fitores së ekipit kombëtar kundër Gjermanisë në Kupën e Botës që i siguroi një vend në fazat eliminatore për herë të parë në 20 vjet.ekuadoriNoboa, i cili ndoqi ndeshjen në stadiumin MetLife, e shpalli 26 qershorin festë zyrtare.

“Faleminderit lojtarëve dhe trajnerit që, pavarësisht kritikave, fyerjeve dhe kohërave të vështira që kaluan, arritën të rikuperoheshin dhe t’i sillnin këtë gëzim të madh të gjithë vendit. “Sot është festë! Rroftë Ekuadori”, tha ai.”, shkroi Noboa në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL