E KONFIRMUAR/ 5 ekipe janë kualifikuar, por presin verdiktin e fundit. Çfarë ndodh me 14 të tjerat në Botëror (AXHENDA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 10:12

E KONFIRMUAR/ 5 ekipe janë kualifikuar, por presin verdiktin e fundit. Çfarë ndodh me 14 të tjerat në Botëror (AXHENDA)

Botërori po mëson çiftet e fazës me eliminim direkt. Bëhet fjalë për raundin 1/16 ku marrin pjesë 32 skuadra. Deri tani bëhet fjalë për 19 ekipe të kualifikuara zyrtarisht, për të cilat “Panorama Sport” do shpjegojë vazhdimësinë.BoterorVetëm katër çifte janë zyrtarizuar. Bëhet fjalë për Afrikë e Jugut-Kanada, Brazil-Japoni, Holandë-Marok dhe SHBA-Bosnjë Hercegovinë.

Gjashtë emra të tjerë dinë pozicionet e tyre për pjesën e mbetur të rrugëtimit. Pikërisht Gjermania, Bregu i Fildishtë, Meksika, Argjentina, Australia dhe Zvicra.

Ndërkohë janë edhe pesë skuadra të tjera, të kualifikuara zyrtarisht, por që nuk e kanë akoma të konfirmuar pozicionin e tyre. Franca, Suedia, Norvegjia, Ekuadori dhe Kolumbia.

AXHENDA E FAZËS SË 1/16

28/06 Afrikë e JugutKanada ora 21:00

29/06 BrazilJaponi ora 19:00

29/06 Gjermani-Koreja e Jugut/Skoci/ Paraguaj/3F/ ora 22:30

30/06 HolandëMarok ora 03:00

30/06 Bregu i Fildishtë-2I ora 19:00

30/06 1I-Skoci/Paraguaj/Suedi/3G/H ora 23:00

01/07 Meksikë-Skoci/Ekuador/Suedi/3H/I ora 03:00

01/07 1L-Ekuador/3H/I/J/K ora 18:00

01/07 1G-Koreja e Jugut/Ekuador/3H/I/J ora 22:00

02/07 SHBABosnjë Hercegovinë ora 02:00

02/07 1H-2J ora 21:00

03/07 2K-2L ora 01:00

03/07 Zvicër-Ekuador/Suedi/3G/I/J ora 05:00

03/07 Australi-2G ora 20:00

04/07 Argjentinë-2H ora 00:00

04/07 1K-Ekuador/Paraguaj/3I/J/L ora 03:30

*Të theksuar me të kuqe janë vetëm ekipet që e kanë konfirmuar pozicionin e tyre për fazën me eliminim direkt.

WhatsApp Image 2026-06-26 at 09.58.42

PANORAMASPORT.AL