ZYRTARE/ Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 8:04

ZYRTARE/ Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

Raundi 1/16 i Botërorit ka njohur tashmë katër çifte të zyrtarizuara. Përballjet janë mjaft interesante.

Boterori

Supersfida duket të jetë Holandë-Marok. Po ashtu është zyrtarizuar Brazil-Japoni, ndërsa organizatorët e SHBA do presin Bosnjë Hercegovinën si surprizë.

Kujtojmë se çifti i parë që zyrtarizohej ishte Afrikë e Jugut-Kanada. Sa i përket një tjetër përballje, duket fakt dhe thjesht pritet konfirmimi matematikisht.

Bëhet fjalë për sfidën Paraguaj-Gjermani. Pjesa tjetër mbetet për t’u konfirmuar me rezultatet e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL