Postuar: Qershor 25, 2026 | 23:34
Mançester Siti bën blerjen e bujshme, 130 milionë paund për mesfushorin e skuadrës që po binte nga kategoria
Mançester Siti ka bërë sot lëvizjen e bujshme në merkato, duke siguruar akordin për transferimin më të rëndësishëm të kësaj vere.

Sipas mediave britanike, ka një akord mes “qytetarëve” dhe Notingem Forest, për transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson në radhët e skuadrës ku tashmë do jetë trajner Enco Mareska dhe jo më Pep Guardiola.
Akordi mes palëve është arritur për një shifër që do të mbërrijë deri në 130 milionë paund më klauzola, ndërsa edhe lojtari është plotësisht dakord. Ai ia ka konfirmuar klubit këtë ndaj futbollisti i grumbulluar me Anglinë në Botëror, pritet të kryejë në SHBA vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë.
PANORAMASPORT.AL













