Askush si ai/ Statistikat mbresëlënëse, kush është ylli i ri i Bregut të Fildishtë që po shkëlqen në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2026 | 0:08

Askush si ai/ Statistikat mbresëlënëse, kush është ylli i ri i Bregut të Fildishtë që po shkëlqen në Botëror

Jan Diomande po shkëlqen me fanellën e Bregut të Fildishtë në Kupën e Botës, duke vendosur një rekord të veçantë.

HLsQNFgWoAAhyFc

Në tre ndeshjet e tij të para në turne, ai ka realizuar mbi 10 driblime të suksesshme dhe ka krijuar më shumë se 10 raste për gol. Asnjë futbollist tjetër në këtë shekull nuk ka arritur këtë kombinim statistikash në tre paraqitjet e para në Kupën e Botës.

Performanca e tij tregon cilësitë e jashtëzakonshme teknike dhe ndikimin e madh në lojën sulmuese të ekipit. Diomande po konfirmohet si një nga zbulimet më të spikatura të këtij edicioni të turneut.

PANORAMASPORT.AL