Nga golat në kualifikuese te stoli në Botëror, çfarë po ndodh me sulmuesin e Gjermanisë?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 21:36

Nga golat në kualifikuese te stoli në Botëror, çfarë po ndodh me sulmuesin e Gjermanisë?!

Nik Voltemade, një lojtar kyç në fushatën kualifikuese të Gjermanisë, ka tre ndeshje që pret paraqitjen e tij të radhës me kombëtaren.

c31c3345-760d-46c9-9534-ce60d15747ff

Tani ai mund të bëj debutimin e tij në Kupën e Botës në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Ekuadorit, teksa shpreson të aktivizohet nga stoli. 24 vjeçari, i cili me katër gola në gjashtë ndeshje kualifikuese e ndihmoi Gjermaninë të kualifikohej në Botëror, deri tani ka mbetur jashtë turneut. Voltemade nuk u aktivizua as në miqësoren e fundit kundër SHBA (2-1), as në dy ndeshjet e grupit.

Paraqitjet e tij më të dukshme në fushë në SHBA kanë qenë skenat e badmintonit në mediat sociale. Që nga rikthimi pas një dëmtimi të gjatë, Kai Havertz është titullar i rregullt në qendër  të sulmit, ndërsa Deniz Undav po e plotëson shumë mirë rolin e zëvendësuesit.

PANORAMASPORT.AL