VIDEO/ Vllaznia e bën “zyrtare”, debuton sulmuesi i afruar nga kryeqytetasit për ta ndihmuar për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 19:46

VIDEO/ Vllaznia e bën “zyrtare”, debuton sulmuesi i afruar nga kryeqytetasit për ta ndihmuar për Europën

Vllaznia vazhdon traditën e huazimit të futbollistëve për ta ndihmuar në arenën ndërkombëtare.

vllaznia

Një vit më parë, shkodranët huazuan Çarls Bismark nga radhët e Skënderbeut, duke e transferuar më pas përfundimisht sulmuesin. Këtë vit, ata kanë huazuar Rrok Tomën nga radhët e Partizanit.

Klubi nuk ka bërë ende zyrtar këtë huazim, por sulmuesi është aktivizuar në ndeshjen e sotme që shkodranët kanë luajtur kundër ekipi kroat të NK Rudes, duke bërë efektiv këtë transferim të përkohshëm në radhët e kuqebluve.

SHIH VIDEON

PANROAMASPORT.AL