FIFA merr vendimin e papritur, kthen Rusinë në kompeticionet ndërkombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 18:54

FIFA merr vendimin e papritur, kthen Rusinë në kompeticionet ndërkombëtare

Pas më shumë se katër vitesh, një përfaqësuese ruse do të mund të luajë në aktivitete ndërkombëtare. Ky është vendimi më i fundit i FIFA-s e cila duket se po përpiqet që të rikthejë pak nga pak Rusinë në arenën ndërkombëtare që nga pezullimi i tij në vitin 2022 kur nisi luftën me Ukrainën.

infantino putin

Bëhet e ditur se “akullin” do ta thyejë pjesëmarrja e ekipit U15 të Rusisë në një ndeshje kualifikuese për turneun e ri që po planifikon, Botërorin U15. Rusia do të jetë pjesë e minigrupit që do të luajë në Azerbajxhan nga data 22 tetor, deri më datë 31 tetor.

Diskutimet për kthimin e Rusisë kishin filluar me kohë por FIFA kishte shmangur vazhdimisht prononcimin rreth kësaj teme. Megjithatë, duket se është hedhur hapi i parë dhe nuk është aspak çudi që duke filluar nga sezoni i ardhshëm, edhe përfaqësueset më të mëdha, deri te ajo A.

Nëse FIFA heq pezullimin ndaj përfaqësueseve, pritet që edhe UEFA të veprojë me shpejtësi për të ndërthurur klubet ruse në kompeticionet europiane.

PANORAMASPORT.AL