ZYRTARE/ E bujshme! Esat Mala vesh fanellën e Teutës, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2026 | 18:33

ZYRTARE/ E bujshme! Esat Mala vesh fanellën e Teutës, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”

Esat Mala është prezantuar nga Teuta siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar. Gazeta e zbuloi më 8 qershor këtë lëvizje të bujshme, ndërsa e interesuar për shërbimet e Malës ishte edhe Egnatia.

Screenshot 2026-06-25 183220

27-vjeçari u largua nga Vllaznia pas katër sezonesh ku u kthye në lider. Më parë në Abissnet Superiore ka luajtur edhe për Partizanin.

Ky është zyrtarizimi i tretë në merkato nga Teuta. Më parë janë prezantuar Fangaj dhe Umejiego. “Panorama Sport” ndërkohë ka paralajmëruar Kallakun, Bregun dhe Lajthian ndër të tjerë.

Njoftimi i Teutës: “Mirë se vjen në Durrës, Esat Mala! 27-vjeçari i bashkohet Teutës pas një eksperience të gjatë në Abissnet Superiore dhe tashmë do të veshë fanellën blu për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të skuadrës.

EKSKLUZIVE/ Ndizet merkato! Teuta e Edlir Tetovës “parakalon” Egnatian, pranë firmës me yllin e Vllaznisë

PANORAMASPORT.AL