VIDEO/ “Poker” francez, Dembele shkëlqen me “hat trick”! Norvegjia nuk ndez pa Haland
Franca siguroi vendin e parë në Grupin I të Kupës së Botës falë një fitoreje bindëse 4-1 ndaj Norvegjisë, e cila pësoi vetëm humbjen e dytë në 19 ndeshjet e fundit ndërkombëtare.

Para ndeshjes u ngritën shumë pikëpyetje për vendimin e Norvegjisë për të bërë rotacion pothuajse të plotë në formacionin titullar, me plot 10 ndryshime.
Ky vendim pothuajse u ndëshkua pas vetëm 22 sekondash. Kilian Mbape depërtoi nga krahu i djathtë dhe goditi fort, por topi u përplas në pjesën e poshtme të traversës, duke ia mohuar atij një gol që do të kishte qenë goli i tretë më i shpejtë në historinë e Kupës së Botës.
Osman Dembele ishte njeriu i ndeshjes, teksa realizoi tripletë ne pjesën e parë, ndërkohë që për norvegjezët, rrugën e rrjetës e gjeti Asgard, duke bërë që fragmenti i parë të mbyllej me rezulatin 1 me 3.
Në minutën e 50-të, Larsen gaboi një 11-metërsh që u prit nga Menja, teksa për të “vulosur” sfidën mendoi Doue në minutën 90+4. Për sa i përket Erling Haland ai nuk u preferua për asnjë minutë në këtë duel.
FT NORVEGJI – FRANCË 1-4
Asgard 21′ / Dembele 7′, 20′, 32′, Doue 90+4′
GOLI I DOUE: VIDEO
PENALLTIA E PRITUR NGA MENJA: VIDEO
GOLI I TRETË I DEMBELE: VIDEO
GOLI I ASGARD: VIDEO
GOLI I DYTË I DEMBELE: VIDEO
GOLI I DEMBELE: VIDEO

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE”
FORMACIONET ZYRTARE
NORVEGJI-FRANCË

PANORAMASPORT.AL













